Joan Laporta ka folur në lidhje me situatën që po e kalon sulmuesi anësor, Ousumane Dembele.
I pari i Barcelonës tha se francezi duhet ta mendojë mirë ofertën e propozuar nga klubi, pasi nuk do t’i paraqitet ndonjë e re.
“Dembele duhet ta pranojë ofertën e bërë nga ne, në të kundërt duhet të largohet”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Rikujtojmë se sulmuesi po pret që paga e tij të rritet me rinovimin kontratës, mirëpo kjo nuk po i mundësohet nga klubi