Loading…

Larg masave e mbylljes, VIP’at shqiptare ‘pushtojnë’ jahtet e Dubait

  • 10/04/2021 | 15:36

Larg masave e mbylljes, VIP’at shqiptare ‘pushtojnë’ jahtet e Dubait

Enca, Kida, e Arta, janë disa prej të famshmeve shqiptare që kanë udhëtuar në Dubai.


Larg masave rigoroze e mbylljes, të famshmet shqiptare po zgjedhin Dubain si destinacionin e preferuar për pushime.

Ata këtë periudhë po shijojnë në maksimum pushimet bashkë me më të dashurit e tyre, ndërsa ndajnë në rrjete sociale imazhe të shumta nga atje.

Këngëtarja Enca Haxhia është një prej emrave të estradës shqiptare që këto ditë po pushon në Dubai.

Ajo së fundi ka ndarë fotografi nga shëtitja me jaht, teksa ishte veshur e tëra me rozë dhe e kombinoi një çantë “Versace” nga po i njëjti brend.

Në të njëjtin vend po pushon edhe Kida, ajo po argëtohet bashkë me shoqëri. Në një video që e postoi në Instagram, këngëtarja dukej në disponim të mirë teksa po vallëzonte në jaht.

Kida kishte zgjedhur të vishte një palë bikini njëpjesëshe, të kombinuar me një shami koke me po të njëjtën ngjyrë.

Bashkë me Kidën është edhe Arta Elezaj, e cila ka thënë se në Dubai udhëtoi për herë të parë.

Po ashtu, këtë destinacion kësaj radhe e vizitoi edhe Ermal Fejzullahu bashkë me bashkëshorten e tij, Arianën.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë