Pas ngjarjes së rëndë në Shtëpinë e të Moshuarve ‘Orenda” në Pejë, qytetarët kanë filluar t’i largojnë nga aty familjarët e tyre të moshuar, gjithashtu është tërhequr edhe nëna e dëshmorit, Taulant Nura, shkruan Gazeta Metro.
Nga vendi i ngjarjes ka raportuar edhe kanal10, ka njoftuar se aktualisht në Shtëpinë e të Moshuarve ‘Orenda” në Pejë, qytetarë të shumtë po i tërheqinë familjarët e tyre nga kjo shtëpi.
“Kohë pas kohe ka familjarë që po i tërheqin familjarët e tyre nga Shtëpia e të Moshuarve. Brenda objektit ka qëndruar edhe një familjar i të moshuarës, të cilët pastaj dolën bashkë nga objekti i të Moshuarve. Brenda Objektit ndodhet edhe njëra nga të dyshuarat për dhunë ndaj të moshuarës”, ka thënë gazetari i kanal10.
Gjithashtu nga kjo shtëpi e të moshuarve është larguar edhe viktima, nëna dëshmorit.
Shtëpia e pleqve “Orenda” publikoi një vendim të mërkurën ku thotë se një ditë më parë (të martën), ka suspenduar nga puna infermieret A.P., A.R., R.K. dhe G.N., për shkak të sulmit ndaj të moshuarës.
U torturua nga disa infermiere: Viktima është nëna e dëshmorit të UÇK’së, Taulant Nura