Loading…

‘Lartmadhëria’ e tij Kurti i ik gazetarëve, pas qortimeve të rrepta të Bashkimit Evropian dhe qëndrimeve të SHBA-së

  • 19/09/2023 | 16:29

‘Lartmadhëria’ e tij Kurti i ik gazetarëve, pas qortimeve të rrepta të Bashkimit Evropian dhe qëndrimeve të SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka nënshkruar një marrëveshje me ministrin Nenad Rashiq për t’i ndihmuar financiarisht bizneset nga komunitetet. Brenda sallës ku Kurti dhe Rashiq kanë mbajtur fjalimet e tyre me rastin e marrëveshjes s’ka pasur kohë të rezervuar për pyetjet e gazetarëve. Organizatorja ka thënë se kryeministri Kurti për shkak të agjendës duhet të largohet.


Ndërkohë gazetarët e kanë pritur Kurtin jashtë për t’ua adresuar pyetjet e tyre pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjeve me Bashkimin Evropian dhe qëndrimit të SHBA-së.

Por Kurti ka injoruar pyetjet e tyre duke folur për marrëveshjen që kanë nënshkruar bashkë me Nenad Rashiq dhe më pas është larguar nga oborri i Ministrisë së Pushtetit Lokal.

BE ‘ultimatum’ Kosovës e Serbisë: Të nisë implementimi i propozimit tonë pa zvarritje, me të gjitha marrëveshjet e kaluara

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë