Loading…
Laslo Vegel: Në titoizëm më e keqja ka qenë ajo që ka ardhur pas tij
  • 12/05/2019 | 21:12

Laslo Vegel: Në titoizëm më e keqja ka qenë ajo që ka ardhur pas tij

Më e keqja në titoizëm ka qenë ajo që ka ardhur pas tij, thotë shkrimari i njohur vojvodinas, Laslo Vegel, transmeton Gazeta Metro.

Në një intervistë për gazetën e Novi Sadi, “Autonomija”, ai ka thënë se deri sa kryetari i Jugosllavisë ka qenë gjallë, në të shtatëdhjetat, ka qenë më kritik ndaj tij. Por, pastaj, e sidomos në të nëntëdhjetat ka qenë më i butë.

“Mund të thuhet, shumë i butë. Dhe tash e definoi periudhën e Titos në këtë mënyrë: në titoizëm ka qenë më e keqja ajo që ka ardhur pas tij. Pas tij erdhi lufta, e pastaj politika ekonomike brutale neoliberale, kapitalizimi feudal “burazerësh”. Ky bashkim i kapitalizimit neoliberal me atë feudal të “burazerëve” prodhoi një monstrum.
Ekziston teoria se pas rënies së komunizmit totalitarizmi ka mbetur, vetëm se ka marrë ngjyra nacionale. Edhe tash njerëzit e kërkojnë diktatorin, me kusht të ai të mos jetë komunist, por nacionalist”.

Ai ka thënë se sot më zor është të jesh intelektual i ri.

“Sot është shumë më vështirë të jesh intelektual i ri. Ose do të jesh intelektual oborri, ose do të margjinalizoheni. Në socializëm kjo rrugë e mesme ka qenë e mundur. Është lënë bukur shumë hapësirë për luhatje mes dy skajeve”, ka thënë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë