Loading…

Latifi: Albin Kurti humbi pushtetin pasi pati afër njerëz të padijshëm e arrogantë

  • 29/05/2020 | 12:44

Latifi: Albin Kurti humbi pushtetin pasi pati afër njerëz të padijshëm e arrogantë

Filozofi Blerim Latifi, po thotë se Albin Kurti nuk diti të qëndron në pushtet pasi afër tij kishte njerëz të padijshëm dhe arrogantë, shkruan Gazeta Metro.


Latifi ka thënë se Kurti e humbi shansin e tij kryesor për të qenë pjesë vendimtare në historinë e papërfunduar të lirisë së Kosovës.

Ai po deklaroi se rotacioni i pushtetit që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të pengohet me mjete jodemokratike, madje o të ishte gabim fatal nëse do të tentohej një gjë e tillë për Kurtin dhe Kosovën.

Postimi i plotë nga Latifit:

Ardhja në pushtet dhe qëndrimi në pushtet janë dy gjëra të ndryshme! E para, rëndom, vjen nga gabimet e të tjerëve.

E dyta, rëndom, varet nga mend e tua. Albin Kurtin e sollën në pushtet gabimet e të tjerëve, por ai nuk diti ta mbaj atë. Në mungesë të përvojës në pushtet, me besim të tepruar në intelektin e tij, dhe i rrethuar nga njerëz arrogantë e të padijshëm, ai e humbi shansin e tij kryesor për të qenë pjesë vendimtare në historinë e papërfunduar të lirisë së Kosovës.

Rotacioni i pushtetit, që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të pengohet me mjete jodemokratike. Do të ishte gabim fatal nëse do të tentohej një gjë e tillë. Si për Kurtin, ashtu edhe për vendin. Në rrethanat e reja politike, që janë krijuar nga mbrëmë, Kurtit i mbetet edhe një shpresë e vetme, shpresa se pushtetarët e rinj do të jenë aq të marrë sa t’i përsërisin gabimet e tyre të vjetra, të cilat kanë të bëjnë me keqqeverisjen, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin e shfrenuar. Nëse ata nuk i përsërisin ato gabime, ylli politik i Kurtit do të humbas shumë nga shkëlqimi i tij. Ndoshta në mënyrë të pakthyeshme!//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë