Loading…

Latifi: Dick Marty në shërbim të qarqeve antiamerikane dhe proruse

  • 09/12/2019 | 23:13

Latifi: Dick Marty në shërbim të qarqeve antiamerikane dhe proruse

Profesori i filozofisë si dhe këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka folur rreth akuzave ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së, duke e quajtur Dick Martyn si pro-rus, tranasmeton Gazeta Metro.


Latifi ka thënë se njëra prej bazave të krijimit të Gjykatës Speciale është edhe raporti i Dick Martyt për “Shtëpinë e Verdhë”.

Ai e ka cilësuar Martyn si përfaqësues i qarqeve antiamerikane dhe pro-ruse.

“Marty përfaqëson qarqet antiamerikane dhe proruse”, ka thënë Latifi.

Latifi gjithashtu tha se akuzat ndaj vijës komanduese të UÇK’së do të dëmtonin themelet e shtetit të Kosovës.

“Kjo është një humbje e madhe politike e Kosovës me të cilën dridhen themelet e shtetit. Nëse akuzohet vija komanduese atëherë tunden themelet e shtetit tonë”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë