Loading…

Latifi e lidh mosftesën e Kosovës me refuzimin gazsjellësit dhe me hezitimin për Marrëveshjen e Washingtonit

  • 05/11/2021 | 12:32

Latifi e lidh mosftesën e Kosovës me refuzimin gazsjellësit dhe me hezitimin për Marrëveshjen e Washingtonit

Profesori universitar, Blerim Latifi e ka lidhur mosftesën e Kosovës në Samitin për Demokraci në Washington me moszbatimin e marrëveshjes së Washingtonit dhe me refuzimin e projektit amerikan të gazsjellësit.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se mosftesa për Kosovën nuk lidhet me sistemin demokratik të Kosovës.

“- Jo për shkaqe që lidhen me sistemin demokratik, por për hezitimet e qeverisë rreth zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit, të shtatorit 2020, dhe refuzimin e projektit amerikan të gazsjellësit.  Ne, shpesh, i ngjajmë atij fëmijës i cili duke pasur dashurinë e plotë të babait, nuk mund ta imagjinojë dot se një ditë mund të ndëshkohet prej tij për sherret që i bën herë pas here”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vendet me ngjyrë kuqe tregojnë vendet e paftuara në Samitin për Demokraci në Washington.Në mesin e tyre edhe Kosova, bashkë me Serbinë, Bosnjën dhe Hungarinë. Pse?

– Kuptohet mungesa e ftesës për Serbinë lidhet me rolin destruktiv që qeveria e Vuçiqit po e luan në rajon, por edhe me faktin e shndërrimit të Serbisë në një shtet që afirmon interesat ruse në Ballkan. Po ashtu, nën Vuçiqin, Serbia përditë e më shumë po merr tiparet e një regjimi autoritarist, ku, si në Rusi, partia në pushtet i fiton gjithmonë zgjedhjet.

– Mungesa e ftesës për Bosnjën është meritë e krizës së fundit në këtë shtet, pas thirrjeve luftënxitëse të kryetarit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili realisht është shndërruar në një mashë të Putinit në Ballkan dhe po punon hapur në minimin e Marrëveshjes së Daytonit, e cila ishte dhe vazhdon të mbetet investim amerikan.

– Mungesa e ftesës për Hungarinë sigurisht ka të bëj me faktin e rrezikut të rrëshqitjes së Hungarisë nga demokracia liberale në demokraci iliberale, si pasojë e stilit autoritarist të kryeministrit Viktor Orban.

E Kosova? Pse nuk është ftuar?

– Jo për shkaqe që lidhen me sistemin demokratik, por për hezitimet e qeverisë rreth zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit, të shtatorit 2020, dhe refuzimin e projektit amerikan të gazsjellësit.

Ne, shpesh, i ngjajmë atij fëmijës i cili duke pasur dashurinë e plotë të babait, nuk mund ta imagjinojë dot se një ditë mund të ndëshkohet prej tij për sherret që i bën herë pas here.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë