Loading…

Latifi komenton vizitën e Escobar në Bosnjë: A u pajtua emisari amerikan me ndarjen paqësore të Republikës Serbe

  • 08/11/2021 | 22:12

Latifi komenton vizitën e Escobar në Bosnjë: A u pajtua emisari amerikan me ndarjen paqësore të Republikës Serbe

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar vizitën zëvendësndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, në Banja Llukë, ku u takua me liderin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.


Escobar deklaroi pas takimit se lajm i mirë është se nuk do të ketë luftë të re në Bosnjë e Hercegovinë, ndërkohë Dodik tha se nuk do të zmbrapset nga planet e tij për shkëputje. Latifi komenton këto deklarata.

“A erdhi emisari amerikan në Sarajevë për ta parandaluar shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnjë-Hercegovina, apo vetëm për ta garantuar një shkëputje paqësore, pa gjakderdhje? Këtë javë do ta marrim vesh. Kohët e fundit serbët i ka kapë një siklet i madh! Duket se po na xhelozojnë. Po duan t’i kenë edhe ata dy shtete në Ballkan. Si shqiptarët. Pastaj ta kushtëzojnë njohjen e Kosovës me njohjen e Republikës Serbe të Bosnjës. Kush e di? Me gjasë një lojë tjetër e madhe është duke u përgatitur, tash pasi u prish loja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. E Ballkani i Hapur si i ka punët? A di kush me na tregu?”, shkroi Latifi. /Gazeta Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë