Loading…

Latifi për humbjet e VV’së: Besonin se do të mjaftonte që Albini të qëndronte pas tyre, dhe fitorja do të vinte

  • 15/11/2021 | 12:05

Latifi për humbjet e VV’së: Besonin se do të mjaftonte që Albini të qëndronte pas tyre, dhe fitorja do të vinte

Profesori universitar Blerim Latifi, ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm të raundit të dytë në zgjedhjet lokale, ku LVV ka dalur dëshpërimisht më dobët, shkruan Gazeta Metro.


Latifi, thotë se LVV i humbi zgjedhjet nga pafuqia për t’u kthyer në realitet pas ekstazës së 14 shkurtit.

‘’ U futën në fushatën e zgjedhjeve lokale me idenë se gjithçka kishte ndryshuar radikalisht dhe përgjithmonë në atë datë dhe mjaftonte të ndiqnin formulën e atij ndryshimi për të korrur sërish një fitore spektakolare. Dhe kjo formulë mbante emrin e Albinit. Nuk e konsideronin fare të rëndësishme çështjen e kandidatëve për kryetarë të komunave. Besonin verbërisht se do të mjaftonte për ta që Albini do të qëndronte pas tyre dhe fitorja do të vinte.Doli që ky kalkulim ishte krejtësisht i gabuar’’, shkroi Latifi ndër të tjera.

Kurse për partitë opozitare ai tha se ndoqën strategji krejt tjetër, ato u orientuan në emra më të respektuar në komunitetet lokale dhe kjo rezultoi e suksesshme.

Postimi i plotë:

Çfarë ndodhi?

Vetëvendosje i humbi zgjedhjet nga pafuqia për t’u kthyer në realitet pas ekstazës së 14 shkurtit. U futën në fushatën e zgjedhjeve lokale me idenë se gjithçka kishte ndryshuar radikalisht dhe përgjithmonë në atë datë dhe mjaftonte të ndiqnin formulën e atij ndryshimi për të korrur sërish një fitore spektakolare. Dhe kjo formulë mbante emrin e Albinit. Nuk e konsideronin fare të rëndësishme çështjen e kandidatëve për kryetarë të komunave. Besonin verbërisht se do të mjaftonte për ta që Albini do të qëndronte pas tyre dhe fitorja do të vinte.Doli që ky kalkulim ishte krejtësisht i gabuar.

Partitë opozitare, ndërkaq, ndoqën strategji krejt të ndryshme. Të nisur nga koncepti se këto zgjedhje ishin garë midis kandidatëve lokalë, e jo betejë e kauzave nacionale, ato u orientuan në emra me background të respektuar në komunitetet lokale dhe në strukturat partiake. Dhe kjo rezultoi krejtësisht e suksesshme.

Këto zgjedhje na e treguan qartë se demokracia lokale e Kosovës ndjek një logjikë tjetër nga ajo e nivelit qendror.

Dhe Vetëvendosje i humbi këto zgjedhje ngase nuk arriti me kohë ta perceptonte dhe vlerësonte këtë fakt./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë