Profesori universitar Blerim Latifi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti për masat e fundit që ka marrë në lidhje me hyrjen në Kosovë, ku kërkohen tri doza të vaksinës. E për këtë kanë filluar protestat në pikën kufitare me Shqipërinë, shkruan Gazeta Metro.
Latifi, përmes një postimi në Facebook e quajti këtë masë ‘’ndalesë turpi’’, derisa kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të hiqet.
‘’ E pashë protestën e kuksjanëve në Morinë. Është aq e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë! Aq ma tepër që kjo bëhet në emër të disa masave kundër Covid, krejtësisht të paefektshme’’, shkroi Latifi.
Ai tutje tha se Shqipëria kishte strehuar me 1999 kosovarët në shtëpitë e tyre, pasi ishin përzënë nga ushtria serbe.
Postimi i plotë:
”E pashë protestën e kuksjanëve në Morinë. Është aq e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë! Aq ma tepër që kjo bëhet në emër të disa masave kundër Covid, krejtësisht të paefektshme.
Hiqeni atë ndalesë turpi ndaj vllezërve tanë, të cilët me 1999 i strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe!”
Për këto masa të vendosura nga Qeveria Kurti, ka pasur reagime edhe nga Maqedonia e Veriut, ku zv/ministri i Shëndetësisë tha se nuk e kupton këtë masë të vendosur nga ministri i Kosovës, Rifat Latifi, pasi nuk e di kë nga kush po e mbron./gazetametro.net