Loading…

Latifi: Veseli e shpëtoi PDK’në nga fundosja, u soll si rugovist në Parlament

  • 07/12/2019 | 15:16

Latifi: Veseli e shpëtoi PDK’në nga fundosja, u soll si rugovist në Parlament

Blerim Latifi nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për udhëtimin e kreut të kësaj partie Kadri Veselin duke thënë se ai e shpëtoi PDK’në nga fundosja, dhe u soll si rugovist në Parlament e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Latifi ka thënë se dikush partinë vazhdon ta shohë si instrument për biznes e tendera, ndërsa për Veselin tha se është një politikan i ardhur nga një strukturë ushtarake.

“Në Kuvend Kadri Veseli u soll, jo si një politikan i ardhur nga një strukturë ushtarake, por si një rugovist i durueshëm: veprimit të dhunshëm opozitar, iu përgjigj me masa të tolerimit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Tutje, Blerim Latifi ka shkruar se i pari i PDK’së kishte një qëllim ta ruante Kuvendin e Kosovës, dhe sipas tij ashtu edhe bëri, e mbrojti atë nga gazi lotësjellësi.

“Në ndonjë çast dobësie, e humbi vetkontrollin, por në fund ia arriti asaj që nuk e hiqte nga mendja: evitimin e gjakderdhjes në institucionin më të lartë të shtetit, në kohën kur ky institucion nga brenda sulmohej me gaz lotsjellës, e nga jashtë me gurë e gjësende të forta nga turmat e nxitura prej opozitës”, ka shkruar ndër të tjerash Blerim Latifi, njëri prej këshilltarëve të Kadri Veselit./gazetametro.net

Udhëtimi i Kadri Veselit

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë