Loading…

Latifi vizitë në Klinikën infektive në QKUK, njoftohet për gjendjen aty

  • 20/01/2022 | 09:05

Latifi vizitë në Klinikën infektive në QKUK, njoftohet për gjendjen aty

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar sot në mëngjes Klinikën Infektive në QKUK ku po njoftohet me situatën aty, shkruan Gazeta Metro.


Latifi ka takuar edhe drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqin dhe drejtorin e Klinikës infektive, Arben Vishaj.

Këtu keni postimin e plotë:

“Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi vizitoi sot në mëngjes Klinikën Infektive në QKUK ku me ekipin kujdestar të 24 orëshit të fundit bisedoi për pacientët që po trajtohen aty. Ministri falënderoi ekipet për punën që po bëjnë, dhe së bashku edhe me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj biseduan për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me Covid-19 dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve. Ai u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe ecurinë e tyre”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë