Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka shënuar një fitore të rëndësishme në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dabi, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Në garën e kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu triumfoi ndaj përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.
Xhudistja kosovare e vulosi suksesin me një hedhje mbresëlënëse, duke e mposhtur kundërshtaren me Ippon dhe duke dëshmuar edhe një herë nivelin e saj të lartë në arenën ndërkombëtare.
Me këtë rezultat, Laura Fazliu vazhdon garimin në turneun prestigjioz, tashmë me synimin për të siguruar një vend në finale.