Loading…

Lautaro Martinez arrin marrëveshje me Barcelonën, gazetari spanjoll zbulon detajet

  • 23/05/2020 | 15:39

Lautaro Martinez arrin marrëveshje me Barcelonën, gazetari spanjoll zbulon detajet

Lautaro Martinez besohet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, teksa tani është afër edhe marrëveshje mes klubeve, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona është duke e kërkuar me ngulm Lautaro Martinezin tash e një kohë të gjatëi, teksa edhe sulmuesi preferon kalimin në ‘Camp Nou’ dhe të luajë përkrah Lionel Messit.

Sipas gazetarit të njohur spanjoll, Fabian Godoy, tashmë është arritur një marrëveshje në parim mes Martinezit dhe Barcelonës.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se tani është duke u punuar rreth arritjes së marrëveshjes mes klubeve, ku përveç një shume të parave, pritet të përfshihen edhe disa lojtarë.

Sipas Godoyt, Interi janë të interesuar në Ivan Rakiticin, Arturo Vidalin, Nelson Semedon dhe Junior Firpon. Edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje, nuk pritet të bëhet publike para 30 qershorit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë