Loading…

Lautaro Martinez arrin marrëveshje personale me Barcelonën, Shira zbulon detajet

  • 02/06/2020 | 21:57

Lautaro Martinez arrin marrëveshje personale me Barcelonën, Shira zbulon detajet

Sipas gazetarit i njohur italian, Nicolo Shiras, Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona është duke e kërkuar me ngulm Lautaro Martinezin dhe për këtë drejtuesit e klubit katalunas thuhet se janë të gatshëm të provojnë çdo mundësi, teksa edhe sulmuesi preferon kalimin në ‘Camp Nou’ dhe të luajë përkrah Lionel Messit.

Gazetari i njohur italian, Nicolo Shira, i cili është edhe ekspert te ‘Transfermarkt’, ka thënë se sulmuesi argjentians tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin katalunas.

Sipas Shiras, Martinez do të përfitoj 12 milionë euro brenda sezonit te kampioni në fuqi spanjoll, pa përfshirë edhe bonuset, teksa tani Barcelonës i mbetet të arrij marrëveshje edhe me Interin.

‘Nerazzurët’ vazhdojnë të insistojnë se duhet paguar klauzola prej 111 milionë eurove ose 90 milionë euro para të gatshme, plus dhe një lojtarë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë