Loading…

Lavdrim Muhaxheri operonte hapur me OJQ’në e tij në Kosovë (Video)

  • 20/12/2016 | 22:11

Lavdrim Muhaxheri operonte hapur me OJQ’në e tij në Kosovë (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, gazetari dhe historiani Valon Syla, ka folur për nivelin e radikalizmit në Kosovë.


Ai ka thënë se Kosova ishte e painformuar për prejardhjen dhe arsyen e të gjitha fondeve që vinin nga bota arabe dhe të cilat, sipas tij, rriten nivelin e radikalizmit tek të rinjtë kosovarë.

Përveç kësaj, Syla ka treguar se në kohen kur kosovarët filluan të radikalizoheshin dhe kur mbanin ligjërata frymëzuese nga hoxhallarë të ndryshëm për të shkuar në luftën e Sirisë, shteti nuk kishte njohuri për këtë.

Syla ka thënë se ende e sheh alarmante çështjen e terrorizmit sepse organizatat që shpërndajnë këtë frymë edhe më tej nuk janë të regjistruara, nuk dihet se nga financohen dhe Bashkësia Islame e Kosovës akoma nuk e di saktë se kush është e kush nuk është pjesë e saj.

Gazetari në “Komiteti” ka treguar se edhe terroristi Lavdrim Muhaxheri operonte me një organizatë në Kaqanik, e cila nuk ishte e regjistruar askund në institucionet e shtetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë