Loading…

Lavrov flet marrëzira: Masakra në Bucha të Ukrainës, e trilluar si masakra e Reçakut

  • 26/05/2022 | 23:21

Lavrov flet marrëzira: Masakra në Bucha të Ukrainës, e trilluar si masakra e Reçakut

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov i ka quajtur trillime dy masakra, një që është kryer në Kosovë gjatë luftës nga forcat serbe, atë në Reçak dhe masakrën e Buchas në Ukrainë, të kryer së fundmi nga forcat ruse.


Dy masakrat, Lavrov i ka quajtur “skema të njëjta”, që sipas tij janë të përgatitura.

Lavrov, në një intervistë për Sputnik, të transmetuar edhe nga B92, ka folur për masakrën e Reçakut, që ishte dëshmuar nga kreu i OSBE-së, William Walker, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, sipas Lavrov, është zbuluar se trupat e të masakruarve në Reçak, nuk ishin të civilëve, por të militantëve, të cilëve u ishin ndërruar rrobat për t’u dukur civilë.

“Është bërë e njëjta gjë me 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është skema e njëjtë. Funksionin, pa marrë parasysh e bind dikë apo jo. As që iu desh që ta bindin dikë. Ata bombarduan Jugosllavinë dhe shpallën Kosovën të pavarur, duke shkelur të gjitha parimet e OSBE-së. Vetëm thanë: kështu do të jetë”, ka thënë kryediplomati rus.

Deklarata të tilla janë dëgjuar edhe më parë nga zyrtarë serbë, të cilët mohojnë masakrat e kryera në Kosovë gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit, ndërmjet viteve 1998-’99.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë