Ajo i ka treguar aftësitë e saj të aksionit në filmat X-Men dhe The Hunger Games.
Ndërsa në filmin e saj më të ri, ajo sfidon gravitetin.
Në filmin fantastiko-shencor, në të cilin luan edhe Chris Pratt, bëhet fjalë për një grua dhe një burrë që zgjohen 90 vjet më herët se sa duhet ndërsa janë në një anije kozmike që i transporton mijëra njerëz në një koloni të re.
Në klipin e publikuar nga ‘Entertainment Weekly’, Jennifer noton e vetme në pishinën e madhe të anijes ndërsa duket në formë fantastike me rrobat e banjos.