Loading…

Lazio e ndal me barazim Juventusin, kjo është nota e Muriqit

  • 08/11/2020 | 14:57

Lazio e ndal me barazim Juventusin, kjo është nota e Muriqit

Juventusi nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë nga ballafaqimi me Lazion në Serie A.

Në një ndeshje shumë të kujdesshme nga të dy skuadrat, ishte Cristiano Ronaldo ai i cili e kaloi Juventusin në epërsi me golin e tij të realizuar qysh në minutën e 15’ të ndeshjes pas një asistimi nga kolumbiani Juan Cuadrado, raporton KosovaPress.

Kur po mendohej se tre pikët do të shkonin tek “Zonja e Vjetër”, në skenë doli Caicedo i cilli barazoi rezultatin në 1-1 në sekondat e fundit të katër minutave shtesë.

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, në këtë sfidë startoi me Vedat Muriqin si titullar në vijën e sulmit.

Sulmuesi kosovar luajti për 54 minuta në këtë ndeshje duke treguar një paraqitje solide, por nuk e gjeti rrugën e golit.

Në fund të ndeshjes, sulmuesi nga Kosova u vlerësua me notën mesatare, 6.3.

Pas këtij barazimi, Juventusi ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 13 pikë të mbledhura, tri më pak se Milani si kryesus që ka 16 sosh.

“Rossonerët” luajnë sonte kundër Veronas nga ora 20:45.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë