Faqja zyrtare e klubit të Lazios ka publikuar video nga momenti kur Vedat Muriqi ka firmosur kontratën, transmeton Gazeta Metro.
Sot (15 shtator), klubi i Lazios e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kosovës. Reprezentuesi i Kosovës më 13 shtator udhëtoi drejt Romës, teksa dje kreu testet mjekësore dhe sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga Lazio.
Sulmuesi shtatlartë ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro në vit.
Faqja zyrtare e klubit të Lazios së fundmi ka publikuar video nga momenti kur Muriqi ka firmosur kontratën, teksa aty shihet edhe drejtori sportiv i klubit dhe ish sulmuesi shqiptar, Igli Tare. /gazetametro.net
✍? Benvenuto sulla nostra nave, pirata! #WelcomeVedat ? pic.twitter.com/0hA0XCBoCm
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 15, 2020