Loading…

Lazio vazhdon garën për titull, fiton me përmbysje ndaj Torinos

  • 30/06/2020 | 22:11

Lazio vazhdon garën për titull, fiton me përmbysje ndaj Torinos

Skuadra e Lazios ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke mbajtur gjallë shpresat për titull, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29’të në kampionatin italian, Lazio ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit në udhëtim te Torino.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Stadio Olimpico Grande Torino’ ka përfunduar me rezultatin 1-2. Vendasit kaluan fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga pika e bardhë nga Andrea Belotti në minutën e pestë.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe përmbysen rezultatin me golat e shënuar Ciro Immobile dhe Marco Parolo në minutat 48 dhe 72.

Lazio tani ka 68 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se skuadra lidere, Juventusi, që ndeshjen e kësaj jave është duke e luajtur ndaj Genoas momentalisht.

Kurse, Torino mbetet me 31 pikë dhe renditet në pozitën e 14’të. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë