Loading…

LDK-AKR: Lista e kandidatëve tanë është alternativa e vetme për Kosovën

  • 23/05/2017 | 18:14

LDK-AKR: Lista e kandidatëve tanë është alternativa e vetme për Kosovën

Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR konsideron se lista e kandidatëve të saj përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shpreh bindjen se do të prodhojë shumicë solide në Kuvendin e Kosovës, e cila do t’i mundësojë këtij koalicioni krijimin e qeverisë.


Në një komunikatë për media të martën thuhet se lista e dorëzuar nga ana e këtij koalicioni në KQZ për zgjedhjet e 11 qershorit, u ofron qytetarëve të Kosovës një listë kandidatësh për deputetë, të cilët përfaqësojnë unitetin politik e qytetar të Kosovës.

“Është listë që përfaqëson në mënyrën më të denjë gratë dhe burrat e Kosovës, të rejat dhe të rinjtë e Kosovës. Listë e kandidatëve të dëshmuar për shërbim të ndershëm ndaj qytetarëve dhe listë e kandidatëve të rinj, profesionistë të fushave përkatëse dhe entuziastë për të përcjellë në institucionet e Kosovës njohuritë dhe përvojën e tyre të shkëlqyer nëpër universitetet më të mira të botës dhe nëpër institucione të ndryshme kredibile ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Koalicioni LDK-AKR konsideron se lista e kandidatëve për deputetë të LDK-AKR dhe Alternativa përbën alternativën e vetme serioze për qytetarët e Kosovës dhe me fitoren e këtij koalicioni në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do t’i japë fund izolimit ndërkombëtar të vendit, duke liberalizuar fillimisht vizat, për t’i hapur rrugën procesit të integrimit të plotë euro-atlantik të Kosovës.

“Kjo listë, jemi të bindur se do të prodhojë shumicë solide në Kuvendin e Kosovës, e cila do t’i mundësojë koalicionit tonë krijimin e një qeverie, e cila do ta vazhdojë betejën për çkapjen e shtetit, sundimin e rendit dhe të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në komunikatë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë