Loading…

LDK dhe Nisma tërheqin komisionerët nga QNR shkaku i votave nga Serbia

  • 23/10/2019 | 21:43

LDK dhe Nisma tërheqin komisionerët nga QNR shkaku i votave nga Serbia

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma kanë tërhequr komisionerët nga QNR shkaku i votave nga të ardhura nga Serbia, shkruan Gazeta Metro.


LDK dhe koalicioni NISMA-AKR-PD kanë larguar nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR), të gjithë vëzhguesit.

Kjo është bërë e ditur nga anëtari i NISMËS, Skender Reçica. Ai një një konferencë të thirrur për media tha se largimi i vëzhguesve po ndodhë sepse në QNR do të bëhet numërimi i votave të jashtëligjshme, transmeton Telegrafi.

“Jemi këtu për faktin se në këto momente pritet të fillojë numërimi i jashtëligjshëm i votave të ardhura nga Serbia. Dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor i cili përcakton qartë procedurat se si duhet votuar me postë. Jemi këtu për të tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR-P, për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi të numërimit të votave të cilat janë të jashtëligjshme dhe kanë ardhur në rrugë ilegale të cilat për qëllim kanë dëmtimin e procesit zgjedhor në vend”, ka pohuar Reçica.

Ai bëri thirrjes KQZ-së që të ushtrojë mandatin kushtetues dhe të merr vendim të ndërpres këtë proces.

“Ky proces i numërimit të votave të jashtëligjshme dëmton vullnetin e 40 mijë votuesve të cilët kanë votuar koalicionin NISMA-AKR-PD”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë