Kryetari i Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, manifestimin e 27 vjetorit të themelimit të degës në këtë qytet e shfrytëzoi për të kërkuar zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.
Duke kaluar nëpër historinë e këtyre 27 viteve të kësaj dege, e cila sipas Veliut ka qenë e vështirë e me përballje, përpjekje e arritje, por e dinjitetshme dhe paepur drejt qëllimit për liri e pavarësi.
E kjo liri që tash e ka secili, nuk mund të ishte sipas Veliut, pa personat dhe themeluesit e kësaj partie që u vranë, raporton KSP.
“Pashmangshëm këto ditë i kujtojmë më pietet prijësit e intelektualët, ideologët e veprimtarët, deputetët e kryetarët që ranë e na i vranë, që ndërruan jetë por bënë vepra hero e martirë lirie, si Fehmi Agani, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Latif Berisha, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, ushtarakë e veprimtarë tjerë dhe Fadil Ferati mbetën shëmbëlltyra dhe dedikim nderimi. Ndërsa shteti obligim drejtësinë, a krimit politik ndëshkimin, gjithsesi”, theksoi Veliu.