Loading…

LDK e AAK, demantojnë se janë takuar

  • 09/12/2016 | 21:30

LDK e AAK, demantojnë se janë takuar

AAK, ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga disa portale se kinse është arritur marrëveshje në bazë të të cilës AAK-ja do ta votonte demarkacionin me Malin e Zi.

Në reagimin drejtuar mediave thuhet se “AAK dhe Ramush Haradinaj, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi, dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet. Njoftimet e disa mediave se ka lëvizje nga ky pozicion, janë të pasakta dhe dezinformata”.

“Për hir të informimit të drejt të opinionit publik, ju njoftojmë se AAK vazhdimisht ka qenë e hapur për konsulta rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë qëllim kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues dhe të takohemi me të gjitha palët e interesuara për korrigjimin, përkatësisht zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike për Kosovën dhe Malin e Zi. Kushdo që është i interesuar të ndihmojë në korrigjimin e marrëveshjes së kufirit, ne do ta takojmë, si dhe do ta mbështesim çdo marrëveshje që për qëllim ka korrigjimin e vijës kufitare duke e rikthyer kufirin në pikat e mëparshme, në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit”, thuhet më tej në njoftimin e AAK-së.

Gjithashtu, edhe zyrtarë të LDK’së kanë hedhur poshtë zërat të jenë dakorduar me AAK’në , që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu si dhe zëvendësministri i Ministrinë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj kanë demantuar zërat për një takim eventual me partitë opozitare. Megjithatë, përfaqësuesit e partisë së Isa Mustafës shprehen të bindur se deputetët e LDK-së do ta japin dritën jeshile kur të vie koha e votimit për çështjen e vijës kufitare./gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë