Loading…

LDK e emocionuar: E kallëm Llapin e hajt

  • 14/09/2019 | 14:24

LDK e emocionuar: E kallëm Llapin e hajt

Kandidatja e LDK’së për Kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Podujevë në kuadër të fushatës së saj që po bën, e nga atje po flasin me entuaziazëm edhe partnerët e saj partiak, shkruan Gazeta Metro.


Fillimisht kryetari i kësaj komune Agim Veliu u shpreh shumë i bindur në fitoren e bashkëpartiakës së saj, për të cilën tha se kanë bërë histori me kandidimin e saj.

“Dega e Podujevës është angazhuar që të rrisë votën për kandidaten tonë për kryeministre dhe për deputetët që vijnë nga kjo pjesë. Nominimi i Vjosës për kryeministre shënon një momentum historik, si për LDK’në ashtu edhe për Kosovën”, ka thënë Veliu.

Ndërsa, anëtarja tjetër e kësaj partie, Doruntinë Maloku është parë shumë e entuziazmuar me pritjen që i është bërë kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës, përderisa është shprehur ‘ e kallëm e hajt’.

E Vjosa Osmani tha se ndjehet e lumtur që gjendet në Llapin ku i ka rrënjët familja e saj në Llap, kurse Llapi asnjëherë nuk ia ka kthyer shpinën rrugës së drejtë të Ibrahim Rugovës.

“Llapjanët nuk ia kthyen kurrë rrugës së drejtë që e çon Kosovën përpara. E, ajo është, siç e tha edhe kryetari Veliu, rruga e Ibrahim Rugovës.  Llapi ia ka kthyer shpresën Kosovës edhe në kohërat më të vështira. Në Llap i ka rrënjët edhe familje ime, jo vetëm rrënjët por edhe krahët. Llapi nuk ia ka kthyer shpinën kurrë rrugës së drejtë të Ibrahim Rugovës. Ishit ju llapjanët që i ndezët kushtrimin e mobilizimit të Ibrahim Rugovës.”

Ajo shtoi se as në kohërat më të brishta fitoren e LDK-së nuk ka mundur të rrezikojë askush, madje edhe kur presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova ishte i rrezikuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë