Loading…

LDK e gatshme për heqjen e taksës: Thonë se është çështje ditësh

  • 18/02/2020 | 11:06

LDK e gatshme për heqjen e taksës: Thonë se është çështje ditësh

Lidhja Demokratike e Kosovës si partner qeverisës me VV’në në Qeveri është shprehur e gatshme për të hequr taksën 100 përqind, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Arben Gashi, i cili ka thënë se me VV’në kanë dakordim për reciprocitetin e proklamuar nga Albin Kurti.

Madje, sipas tij kjo është vetëm çështje ditësh ose javësh.

“Mendoj që ka dakordim mes LDK dhe VV sa i përket reciporciteti edhe Kurti në Munih e deklaroj që do ta heq taksën, e që do të jetë shumë shpejt çështje ditësh apo javësh dhe zëvendësimi i saj me masa reciproke graduale dhe të arsyshme”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga KDI.

Kujtojmë se tashmë janë bërë më shumë se 1 vit që kur Kosova ka vendosur taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe e atyre boshnjake.

Kjo edhe ka bllokuar bisedimet me Serbinë, gjë për  të cilën SHBA’të përmes ambasadorit Richard Grenell, janë angazhuar shumë që të rifillojnë sërish./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 06/04/2020 | 16:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë