Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar fjalimin e ish-bashkëpartiakes, Vjosa Osmani, në lidhje me zhvillimet në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Ardita Dushi, nga kjo parti deklaroi se deklarimi i djeshëm i Osmanit ishte një kërcenim, dhe se brenda tij ka disa shkelje kushtetuese.
Të parën e renditën ndërhyrjen në punën e KQZ-së, ndërkaq të dytën tentimin e favorizimit të një grupi politik.
Bile, Dushi, bëri krahasim me 20 vite më parë kur sipas saj ka ndodhur ngjashëm.
Nga LDK, u bë thirrje që institucionet e pavarura të mos ndikohen nga kërcënimet.
Shkelje të Kushtetutës nga ana e Osmanit, thotë të ketë pasur edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës.
Bile ky thotë se ajo mbanë një pozitë të pamerituar, dhe se ambiciet e saj mund ta dëmtojnë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që e kryeson listën për kandidatë për deputetë nga kjo parti, pasuar nga Vjosa Osmani.