Loading…

LDK ende nuk i ka dërguar ftesë për koalicion PDK’së, këta thonë se do ta shqyrtojnë çdo ofertë

  • 27/09/2020 | 19:42

LDK ende nuk i ka dërguar ftesë për koalicion PDK’së, këta thonë se do ta shqyrtojnë çdo ofertë

Shenjat e para të dukshme të Gjykatës Speciale, e cila kreu arrestime gjatë javës në Prishtinë, ka bërë që Lidhja Demokratike edhe zyrtarisht t’i heqë vijat e kuqe për të gjitha subjektet, përfshirë Partinë Demokratike, e cila është në opozitë.


Të shtunën, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u shpreh se partia që udhëheq ka ndryshuar qëndrimin ndaj PDK-së pas publikimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, raporton KOHA.

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje të tjera.

Në PDK këto deklarata nuk i shohin si sinjale për përfshirje në koalicion, por më shumë kthim në normalitet. Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi, thotë se vijat e kuqe të vendosura nga LDK-ja, Vetëvendosje dhe partitë e tjera kanë qenë pjesë e një mashtrimi elektoral.

“…Tani shohim një ndryshim të qasjes jo vetëm të Lidhjes Demokratike që është në pushtet, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje që është në opozitë, të cilat kanë shprehur gatishmëri dhe afërsi më të madhe që të bashkëpunojnë me PDK-në. Për neve kjo është vetëm një kthim në normalitet”, ka thënë Bytyqi.

Ai shton se PDK-ja zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë ftesë për koalicion dhe as që kanë diskutuar për këtë në organet e partisë. Sa i përket mundësisë së përfshirjes në Qeverinë aktuale, Bytyqi thotë se vullneti momental është qëndrimi në opozitë, teksa shton se nuk mund ta parashikojnë të ardhmen.

“PDK e ka praktikë që çdo ftesë e cila vjen nga institucionet e ndryshme, nga partitë në qeveri apo partitë në opozitë, ne e trajtojmë në organet e partisë, sigurisht se do ta shqyrtojë çdo propozim që vjen në Partinë Demokratike. Megjithatë vullneti i deritashëm i Partisë Demokratike është qëndrimi në opozitë. Ky qëndrim është i pandryshueshëm dhe në këto rrethana do të qëndrojë deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar tutje ai.

Ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe presidentit Thaçi është deponuar një aktakuzë për krime lufte, të cilën Prokurori i Specializuar e bëri publike më 24 qershor.

Ajo mbetet të konfirmohet ose të hidhet poshtë nga një gjyqtar i procedurës paraprake.

Thaçi ka paralajmëruar të japë dorëheqje nëse i konfirmohet aktakuza, rrethanë që kjo që mund të çojë në zgjedhje të parakohshme, nëse partitë nuk arrijnë ta zgjedhin pasardhësin e tij.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tashmë e ka shpallur kandidaturën e tij për president, duke i çuar sinjale LDK-së se nëse nuk e mbështet, as partia që drejton ai nuk do ta mbështesë një kandidat tjetër.

Por LDK-ja nuk e përkrah kandidaturën e Haradinajt. Isa Mustafa e ka bërë të qartë se presidenti nuk do të jetë temë diskutimi përderisa nuk sfidohen nga afatet kushtetuese.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë