Loading…

LDK është gati, Isa Mustafa tregon ditën se kur formohet Qeveria Hoti

  • 29/05/2020 | 11:22

LDK është gati, Isa Mustafa tregon ditën se kur formohet Qeveria Hoti

Seanca për formimin e Qeverisë së re Hoti do të bëhet deri ditën e hënë më së largu, shkruan Gazeta Metro.


Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka konfirmuar se seanca për formimin e Qeverisë ku në krye të saj do jetë LDK’ja, do të thirret sipas të gjitha gjasave për nesër më së largu deri të hënën .

Mustafa tha se sot kanë takim konsultativ me organet e partisë në LDK’së dhe do vendosin në bashkëpunim me partnerët e koalicionit AAK, Nisma dhe komunitetet.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë të AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull. Sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë që procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur me shumicë të votave në kryesi të partisë, Avdullah Hotin si mandatar për krijimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë