Loading…

LDK i reagon Thaçit: Mos manipulo

  • 10/03/2017 | 22:54

LDK i reagon Thaçit: Mos manipulo

Menjëherë pas intervistës së presidentit Hashim Thaçi, se ishte LDK-ja dikur që nuk votoi krijimin e FAK’ut, ka reaguar kjo parti.


Përmes një reagimi dërguar mediave, e po ashtu të publikuar edhe në rrjetin social Facebook, LDK thotë se po manipulohet shumë më këtë informacion.

“Po manipulohet rëndë se ishte LDK-ja e cila pengoi që të themelohet Forca e Armatosur e Kosovës, sepse kundërshtoi vendet e rezervuara në Parlament për komunitetet joshumicë si kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese nga deputetët serbë. Një kusht i tillë nuk ka ekzistuar kurrë”, thuhet në reagimin e LDK’së.

Kjo parti kujton se vet deputetët serbë në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014 deklaroheshin se nuk i votojnë këto ndryshime kushtetuese.

E për të qenë të qartë me ata që akuzojnë, kjo parti dëshiron të shtoj se sikur edhe sot të shtrohej si kusht zgjatja e mandatit për vende të rezervuara me themelimin e FAK-ut, LDK-ja nuk do të pranonte.

“Atëherë LDK e ka kundërshtuar fort zgjatjen e vendeve të rezervuara. Arsyeja ka qenë se përfaqësuesit e komunitetit joshumicë kishin konsumuar të drejtën e tyre kushtetuese, sipas Pakos së Ahtisarit dhe duhet të kalonin vetëm në vende të garantuara. Me të drejtën e vendeve të rezervuara, komunitetet do të kishin rreth ose mbi 30 deputetë në Parlament, në krahasim me 20 sa i kanë si vende të garantuara. Kushti se atyre do t’u zgjatej kjo e drejtë vetëm edhe për një mandat (kishte nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare që ishin zemërgjerë dhe thoshin së paku edhe për dy mandate), ishte i pasinqertë ndaj opinionit, sepse marrja e kësaj të drejte pas një apo dy mandateve kërkonte votën e dyfishtë të 2/3 të deputetëve, të cilën nuk do ta arrinin në asnjë moment, pasi që pakicat nuk do të votonin që t’ia privojnë vetes një të drejtë kushtetuese, pa marrë parasysh marrëveshjen formale”, shkruan në reagimin e kësaj partie.

LDK thotë se përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë i’u kanë siguruar diskriminim pozitiv, duke pasur parasysh se ata kanë përfaqësimin në Kuvend prej rreth 17%, karshi pjesëmarrjes prej 10% në strukturën e popullsisë së Kosovës.

“Me rreth 30 vende sa do të arrinin me vende të rezervuara ata do të kishin pjesëmarrjen e tyre në Kuvend prej 25%. Prandaj, me asnjë të drejtë nuk mund të trumbetohet sot se ne do të duhej të rrudhnim vendet e deputetëve shqiptarë në Kuvend për të rritur ato të përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë, për të bërë pazar për Forcat e Armatosura të Kosovës”, vazhdon tutje reagimi i LDK’së.

Partia e cila udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa thotë se ‘Themelimi i Forcave të Armatosura, përkatësisht Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet mbi baza parimore, kushtetuese, si e drejtë legjitime e një shteti sovran, si forcë gjithëpërfshirëse multietnike në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik, SHBA-të dhe NATO-n’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë