Loading…

LDK i thotë ‘JO’ projektligjit të PDK’së

  • 04/05/2017 | 13:15

LDK i thotë ‘JO’ projektligjit të PDK’së

Dy partitë e koalicionit PDK-LDK, nuk kanë arritur të pajtohen lidhur me Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës.


Hatim Baxhaku ka thënë se rritja e punësimit të atë pjesë nuk mund të arrihet me ligje të tilla por gjithashtu është në kundërshtim me ligjet tjera të Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë si të veçantë nga pjesët tjera.

Ai po ashtu tha se LDK nuk e përkrah këtë ligj, duke thënë duhet të gjenden mënyra tjera për punësim.

Besa Baftiu nga Vetëvendosje tha se ky ligj është një turp që tenton ta ndajë atë pjesë edhe ligjërisht, por gjithashtu tenton të bëjë spastrimin e asaj pjesë, dume mundësuar qytetarëve të veriut punësim në komuna tjera të Kosovës.

Ndërkohë, Safete Haderxhonaj nga PDK ka prezantuar këtë projektligj, duke thënë se është në favor të qytetarëve të asaj pjese, shkruan KP.

Projektligji nuk është përkrahur as nga Nisma për Kosovën dhe nuk ka kaluar as në komisionin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë