Loading…

LDK: Jahti që do ta fundos Shpend Ahmetin

  • 26/03/2017 | 16:50

LDK: Jahti që do ta fundos Shpend Ahmetin

Të rinjtë e LDK-së kanë reaguar pas publikimit të fotografive nga Gazeta Metro, të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në jahtin luksoz të Devollëve, në Budvë të Malit të Zi.


Sipas tyre, Shpend Ahmeti kishte mashtruar me kifle e barazi, ndërsa, vet po shëtitet me jahte luksoze nëpër brigjet malazeze.

Reagimi i plotë i të rinjve të LDK’së në Prishtinë:

Më në fund qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht ata të Prishtinës po e shohin me sytë e tyre hipokrizinë e Shpend Ahmetit, dhembshurinë dhe patriotizmin e tij fals, mashtrimin e tij me kifle derisa shetitet me jahte luksoze të biznesmenëve të fuqishëm.Ai premtoi banesa me këste 200 euro muaji, e la rrugëve dhe ofendoi familjet në nevojë, vet në jahtë.Premtoi shitjen e Audisë, sorollatet jahteve luksoze në vendet fqinje.Është i njejti Shpend nga e njejta Parti, të cilët shpallnin të tjerët tradhtarë, kriminelë e të korruptuar e natën thonë bëjmë koalicione me ta.Zaten sondazhet e kryera nga lartësia mbidetare e jahtes patjetër që të nxjerrin të parin, por jahtet edhe të fundosin! – ashtu siç do ta fundosin Shpend Ahmetin me anijen e tij. Vërtetë Vetëfundosje!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë