Loading…

LDK: Kjo qeveri, e vetmja në botë që në kohën e inflacionit të lartë i ul pagat

  • 24/11/2022 | 13:39

LDK: Kjo qeveri, e vetmja në botë që në kohën e inflacionit të lartë i ul pagat

Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manja përmes një konference për media tha se LDK-ja është kundër zvogëlimit të pagave në drejtësi.


Ai u shpreh se kjo qeveri është e vetmja në botë që në kohën e inflacionit të lartë i ulë pagat.

“Dje qeveria e Kosovës i dha goditje sistemit tonë të drejtësisë, në momentin kur ne ishim në pritje të vendimmarrjes për rritjen e pagave në sektorin publik, ndodhi e kundërta, qeveria i uli pagat. Kjo qeveri është e vetmja në botë, që në kohën e inflacionit të lartë i ul pagat. Ulja e pagave për gjyqëtarët dhe prokurorët, si dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është njëra nga goditjet më të mëdha të kësaj qeveria që i ka dhënë institucioneve të pavarura kushtetuese”, u shpreh ai.

Ai tha se ulja e pagave në ulja e pagave nënkupton ikjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve profesionist nga sistemi ynë i drejtësisë.

“Vendimi skandaloz i qeverisë, cënon punën edhe ashtu të cënuar të sistemin tonë të drejtësisë, i cili po goditet në të gjitha anët. Ulja e pagave nënkupton ikjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve profesionist nga sistemi ynë i drejtësisë”.

“Ulja e pagave nënkupton ngadalësimin e zgjidhjeve të rasteve në sistemin tonë të drejtësisë, edhe poashtu që janë të vonuara për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ulja e pagave, nënkupton stimulim të korrupsionit në sistemin tonë të drejtësisë. Ulja e pagave është goditje për vendosjen e rendit dhe të ligjit në shtetin tonë”, u shpreh ai

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë