Loading…

Sekretari i LDK’së: Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën, është njeri që s’e njeh rendin juridik

  • 23/05/2020 | 09:56

Sekretari i LDK’së: Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën, është njeri që s’e njeh rendin juridik

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Arbashi, ka se deklaruar se kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës si dhe nuk e njeh rendin juridik, shkruan Gazeta Metro.


Abrashi po thotë se qasja e Kurtit është që të kontrollojë gjithçka, por sipas tij sistemi politik në Kosovë është ndryshe.

Ai ka thënë se Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk po i njeh aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qasja e Kurtit është të kontrollojë gjithçka. Sistemi politik në Kosovë është ndryshe. Ndoshta ai është mësuar kështu në partinë e vet. E ka shkelë dy herë Kushtetutën. Nuk i ka njohur aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Abrashi në Klan Kosova.

Abrashi ka thënë se Kurti nuk e njeh rendin juridik dhe po shihet si po kërcënon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët të kryejnë punën tjetër.

Ai thotë se kërcënimi i tij nga ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ ishte e orkestruar.

“Po flasim për një njeri që nuk e njeh rendin juridik. Po shohim kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët ta bëjnë punën tjetër. Nuk e di prej kujt është kërcënuar, por që është e orkestruar, është e orkestruar”.

“Ka bërë shkelje kushtetuese dhe ligjore nga dita e parë. Kurti nuk po e gjen vetën në këtë sistem politik. Albin Kurti nuk është i ri. E ka pasë Prishtinën, e ka kënaq, Prizrenin aq më keq”, tha Abrashi.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vënë Masë të Përkohshme ndaj dekretimit të Presidentit Hashim Thaçi, ku ky i fundit ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë