Loading…

LDK lidh koalicion me AAK’në në Gjilan

  • 01/11/2021 | 19:20

LDK lidh koalicion me AAK’në në Gjilan

Dega e AAK-së në Gjilan ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për koalicion me LDK-në për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 nëntor.


Marrëveshja është konfirmuar nga vetë faqja e AAK-së, dega në Gjilan, në një postim të tyre. Në foton e bashkangjitur në postim, shihet kryetari i kësaj dege, Bajram Hasani, duke shtrënguar duart me Lutfi Hazirin.

Ky është postimi i plotë:

Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Alencës për Ardhmërinë eKosovës – AAK, Dega në Gjilan, kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Gjilanit të mbeshtesim kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lutfi Haziri.Përmes kësaj deklarate, Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, dega në Gjilan konfirmon vullnetine të gjithë anëtarësisë së saj për mbeshtetje fuqishme për z.Lufti Haziri, pë Kryetar të Komunës së Gjilanit.Pë Degën e AAK-sën nè Gjilan, nga sot z.Haziri është kandidat edhe i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, me bindjen se nga nesës do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit. Vota e çdo anëtari të Alencës për Ardhmërinë e Kosovës- AAK, Dega në Gjilan,nga sot konfirmon Rreshtim të vullnetshm të elektoratit të saj pët mbështetje të plote të z.Lutfi Haziri, i cili me datë 14 Nëntër 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë