Loading…

LDK me fushatë për mosrrëzimin e qeverisë, ‘#meIsaMustafën’

  • 06/05/2017 | 09:20

LDK me fushatë për mosrrëzimin e qeverisë, ‘#meIsaMustafën’

Java e ardhshme, mund të jetë e fundit për liderin e LDK’së, në krye të qeverisë së Kosovës.


Për të mërkurën është caktuar seanca e Kuvendit ku do të votohet nëse Mustafa e ka mbështetjen e deputetëve për të vazdhuar qeverisjen e tij, apo vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan gazetametro.net.

Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme është paraparë edhe procedimi në Kuvend i Demarkacionit, marrëveshje kjo me Malin e Zi, që është bërë shkaktari kryesor që LDK të mos arrijë të e kryej deri në fund mandatin qeverisës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.

Megjithatë, në LDK janë duke i bërë përpjekjet e fundit, që të pengojnë rrëzimin e Qeverisë.

Nga mbrëmë në rrjetin social Facebook, ka filluar një fushatë e aktivistëve të LDK’së, me moton “#meIsaMustafën”. Nëse bën një kërkim të kësaj motoje, në Facebook, të shfaqen qindra të tilla, që vërehet se kanë filluar nga mbrëmë, dhe po vazhdojnë edhe sot. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë