Loading…

LDK me vendim peng për Osmanin, ajo drejt VV’së

  • 18/05/2017 | 21:13

LDK me vendim peng për Osmanin, ajo drejt VV’së

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LDK’së ku u caktuan personat që do të futen në listën zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, vendimi për Vjosa Osmanin është lënë peng.


Gazeta Metro nga burime brenda këtij takimi mëson se kjo është një takitë e LDK’së që të mos e bëjë publike tendencën e largimit të saj, për të ja pamundësuar Osmanit lëvizjen drejt Vetëvendosjes, kur kanë mbetur vetëm pak më shumë se 24 orë deri në përfundimin e afatit për dorëzim të listave për deputetë në KQZ.

“Kjo sjellje jobkorrekte ndaj Vjosa Osmanit mund ta çoj atë drejt VV’së. Dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i Isa Mustafës që don t’i hakmerret asaj, për jolojalitet ndaj proceseve dhe ndaj LDK’së”, ka thënë ky burim për Gazeta Metro, në kushte të anonimitetit.

Ndryshe, LDK ka konfirmuar zyrtarisht se vendimi për ta futur Osmanin në listën për deputetë do të bëhet publik nesër vonë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë