Loading…

LDK nuk heq dorë nga kryeministri: Mustafa thotë se me Kurtin nuk kanë folur asnjëherë për poste

  • 23/08/2019 | 19:38

LDK nuk heq dorë nga kryeministri: Mustafa thotë se me Kurtin nuk kanë folur asnjëherë për poste

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ritheksuar edhe njëherë se partia e tij nuk heq dorë nga posti i kryeministrit, për asnjë koalicion, shkruan Gazeta Metro.


Në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të LDK’së, Isa Mustafa tha se qëndrimi i partisë së tij është i prerë, pasi nuk shkojnë në koalicion parazgjedhor duke hequr dorë nga posti i kryeministrit.

“Ne do ta vlerësojmë qartë situatën, s’do të ngutemi – do ta shohim cili është interesi i LDK-së, por edhe i Kosovës”.

“Unë vlerësoj se kemi interes edhe me Vetëvendosjen ta bëjmë këtë punë. Por a kemi interes ta bëjmë në kohën e parazgjedhjeve apo pasi të kryen zgjedhjet duhet ta vlerësojmë çdo njëri veç e veç – nëse e gjejmë interesin e bëjmë – nëse jo shkojmë veç e veç në zgjedhje e kur të kryhen ato ulemi dhe flasim për bashkëqeverisje”.

“Me Albin Kurtin jemi takuar disa herë, por asnjëherë s’kemi folur për ndarje të posteve”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë