Loading…
LDK paralajmëron përfshirjen në Qeveri, pasi Thaçi tha se Kosova mund të ketë kryeministër të ri
  • 14/03/2019 | 23:29

LDK paralajmëron përfshirjen në Qeveri, pasi Thaçi tha se Kosova mund të ketë kryeministër të ri

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka zbuluar detaje të reja të situatës në Kosovë, ai ka thënë se Kosova mund të ketë kryeministër të ri dhe nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të reja, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi i ka dërguar mesazhe të qarta sot kryeministrit Haradinaj se është ai që vendos nëse vendi duhet të shkojë zgjedhje apo të ketë kryeministër të ri.

Ai ka deklaruar në Zona e Debatit se ai do të jep mundësinë e re një kandidati për kryeministër nëse rrëzohet Qeveria Haradinaj, pasi Kosova është në momentet më të rëndësishme dhe nuk është nevoja për zgjedhje të reja, transmeton Gazeta Metro.

Por. i menjëhershëm ka qenë përgjigja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

LDK është e gatshme të bëhët pjesë e një qeverie gjithpërfshirëse, me kushtin që ta udhëheqë qeverinë dhe rrjedhimisht edhe dialogun sipas Kushtetutës.

Kështu për RTK ka deklaruar Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së. Ai ka thënë se marrëveshjet ndërkombëtare i negocion qeveria, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka qenë shumë kritik edhe për zhvillimet politike, duke thënë se kjo qeveri e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët në politikën ndërkombëtare.

Ai ka thënë se nuk parapelqejnë rrëzimin e qeverisë me votat e Listës serbe, por nuk e ka përjashtuar këtë si mundësi. Sipas tij qeveria do të ishte mirë të ofronte dorëheqje pasi që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë