Loading…

LDK paralajmëron rrëzimin e qeverisë: Po shkojmë në zgjedhje

  • 06/04/2018 | 11:29

LDK paralajmëron rrëzimin e qeverisë: Po shkojmë në zgjedhje

Disa sondazhe të bëra kohëve të fundit kanë nxjerr LDK’në bindshëm si parti të parë, dhe kjo duket të ketë trimëruar partinë e Isa Mustafës, që vendin ta çoj sa më parë në zgjedhje.


LDK sot përmes konferencës së përjavshme ka paralajmëruar se do të dërgojnë në Kuvend mocionin e mosbesimit për qeverinë Haradinaj, e cila aktualisht ka vetëm 42 deputetë, shkruan gazetametro.net.

Avdullah Hoti qeverinë pa Listën Serbe e konsideroi qeveri të pakicës.

Në konferencën e përjavshme për gazetarë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti i bëri thirrje Qeverisë Haradinaj që të japë dorëheqje.

“Më çudisin disa deklarata kur po thonë se qeveria është stabile. Ata duhet të dalin dhe të japin dorëheqje”, tha Hoti.

Ai e konsideroi Qeverinë Haradinaj qeveri të pakicës

“Me daljen e Listës Serbe qeveria është me 42 deputetë nga një pakicë. Është mese e qartë se kjo s’mund të vazhdojë më tutje. Pakicë në Kuvend she në secilin komision”, tha Hoti.

Ai paralajmëroi mocion mosbesiomi për Qeverinë Haradinaj.

“Ne kemi ofru propozimin tonë për një tryezë të përbashkët për të zgjedhur datën e zgjedhjeve. Nëse kjo s’ndodh jemi të obliguar qe të çojmë përpara mocionin e mosbesimit. LDK është e gatshme, le ta marrin të gjithë këtë seriozisht”, deklaroi Hoti.

Hoti foli edhe për depërtimin e gjashtë shtetasve turq. Tha se nga debati për këtë çështje në Kuvend është vlerësuar që Kryeministri ka dështuar në zbatimin e ligjit, ndërsa Presidenti ka tejkaluar kompetencat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë