Loading…
LDK përjashton Hazir Borovcin dhe Arban Abrashin
  • 17/06/2019 | 15:59

LDK përjashton Hazir Borovcin dhe Arban Abrashin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK’së, shkruan Gazeta Metro.


Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK’së, të udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të partisë gjatë procesit zgjedhor.

Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK’në.

Duke analizuar situatën e krijuar, kryesia e LDK’së morri vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK’së.

Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK’së../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë