Loading…

LDK plotëson kërkesat e AKR’së, ndryshon radhitja e kandidatëve për deputetë

  • 18/01/2021 | 13:08

LDK plotëson kërkesat e AKR’së, ndryshon radhitja e kandidatëve për deputetë

Që nga publikimi i listave zgjedhore të LDK’së dhe AKR u shfaqën pakënaqësi nga kjo e fundit në lidhje me renditjen e kandidatëve për deputet, gjë që bëri të kishte dyshime për ndonjë prishje të marrëveshjes, shkruan Gazeta Metro.


Nga AKR ankesat kanë filluar duke thënë se marrëveshja nuk ishte respektuar nga LDK. Por një ditë pas shfaqjes së këtyre ankesave, LDK ka korrigjuar atë.

Kandidati Flamur Sefaj ishte caktuar me numër 76 në listë, kurse pas korrigjimit ai tani do mbajë numrin 55, ndërsa Islam Pacolli dhe Ibrahim Makolli kanë ndërruar vendet në listë, duke marrë numrat e njëri tjetrit.

Islam Pacolli tani mban numrin 22, ndërsa Makolli numrin 34./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë