Loading…
LDK po ndryshon: E përkrahin dialogun pa u bërë pjesë e Ekipit Negociator
  • 18/01/2019 | 19:56

LDK po ndryshon: E përkrahin dialogun pa u bërë pjesë e Ekipit Negociator

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, i ftuar në emisionin “Debat Plus” përballë analistëve ritheksoi se qëndrimet e LDK-së për të gjitha temat janë të qarta. ai thotë se LDK e do ta përkrahë dialogun, përderisa Ekipin Negociator e shpallë të panevojshëm, trasnmeton Gazeta Metro.


Beqiri shtoi se LDK e mbështet dialogun por se në këtë proces do të kontribuojë vetëm si opozitë, pa u bërë pjesë e tij.

“Ne përkrahim dialogun si proces, por që nuk e konsiderojmë të nevojshme që LDK të bëhet pjesë e ekipit negociator. Ne e konsiderojmë vetëm ekipin negociator si trupë e panevojshme”, tha Ismet Beqiri.

Duke komentuar deklaratat e bashkë partiakeve të tij të cilët deklaruan se LDK duhet të jetë pjesë e dialogut e jo ta shohë procesin nga larg, Beqiri tha se opinionet personale mbeten të tilla dhe se qëndrimet e partisë duhet të merren për bazë.

“E vërteta është se Lutfiu këtë e ka thënë disa herë, por ai është mendimi i tij personal dhe nuk ka bërë përpjekje për të bindur edhe dikë tjetër në këto mendime. Dhe ka bërë mirë në këtë drejtim, pasi qëndrimi i LDK-së është i qartë”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

Duke folur për Ekipin negociator, Beqiri tha se ky ekip është i panevojshëm dhe se Qeveria duhet të marrë rolin e saj që i takon në dialog, karshi Presidentit si udhëheqës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë