Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se politikat e gabuara të partisë në pushtet, po e favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Pos kësaj, në reagimin e kësaj partie thuhet edhe se, ankesat për të kaluarën përmirësojnë ekonominë dhe se nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes.
Në reagim po ashtu shtohet se, është e nevojshme që të ketë veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe.
Postimi i plotë:
FAKT DITOR
Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri.
Politikat e gabuara të partisë në pushtet, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë. Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes.
Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe! /gazetametro.net