Loading…
LDK tregon 2 kushtet për të hyrë në dialog me Serbinë
  • 12/02/2019 | 10:37

LDK tregon 2 kushtet për të hyrë në dialog me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se janë dy mundësi që partia e tij të merrë pjesë në dialogun me Serbinë, e para është se dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve dhe e dyta formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse, transmeton Gazeta Metro.


Hoti ka parë vetëm këto dy mundësi si zgjidhje alternative për të marrë pjesë edhe ata si parti në dialogun me Serbinë, kurse sipas tij janë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë janë mundësia më e mirë që vendi të dal nga kriza institucionale.

Sipas tij procesi i dialogut duhet të zhvillohet vetëm në pajtueshmëri prej 2/3 të votave të Kuvendit, çdo format tjetër e bënë atë jo legjitim dhe jo kushtetues.

Shkrimi i plotë:

1.Procesi i dialogut duhet të zhvillohet vetëm me pajtueshmëri prej 2/3 të votave të Kuvendit. Çdo format tjetër i zhvillimit të dialogut e bënë atë jo legjitim dhe jo kushtetues. Pasi marrëveshja përfundimtare kërkon 2/3 e votave të Kuvendit për tu ratifikuar, atëherë edhe platforma për dialog është legjitime dhe kushtetuese vetëm kur miratohet me 2/3 e votave në Kuvend.

2.Duke qenë se institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet politik për të përfaqësuar Kosovën në dialog, atëherë janë dy mundësi. E para, dialogu të zhvillohet pas zgjedhjeve nga institucionet legjitime bazuar në përgjegjësitë e tyre kushtetuese. E dyta, formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse, e cila e përmbyll dialogun dhe e përgatit vendin për zgjedhje. Në të dyja rastet dialogu zhvillohet vetëm me pajtueshmërinë e 2/3 të votave në Kuvend.

3.Në cilëndo variant, të gjithë ta kenë të qartë se integritetit territorial i Republikës së Kosovës dhe karakteri unitar i shtetit nuk negociohen. Kosova nuk mund të hyjë në pazare për territor. Me vullnet të lirë, në dakordim me partnerët ndërkombëtarë, më 17 shkurt 2008 deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë shpallur pavarësinë. Këtë vendim shteti i Kosovës e ka mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konkluduar se pavarësia e Kosovës nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare.

4.LDK i ka adaptuar parimet bazë lidhur me dialogun, ka shkruar Hoti në Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë