Sot nën udhëheqjen e Kryetarit aktual, Isa Mustafa, është mbajtur mbledhja e kryesisë së LDK’së, njoftuan se kanë vendosur një datë orientuese të mbajtjes së kuvendit zgjedhor, pas shumë peripecive, transmeton Gazeta Metro.
Në takim është vendosur që Kuvendi Zgjedhor i LDK’së të mbahet me 3 gusht 2019. Kuvendi Zgjedhor vjen pasi që kanë përfunduar zgjedhjet nëpër të gjitha degët e kësaj partie. Zgjedhjet nëpër degë kanë kaluar me shumë incidente.
Ky është njoftimi zyrtar i Zyrës për Informim i Lidhjes Demokratike të Kosovës:
“Sot u takua Kryesia e LDK-së
Prishtinë, 16 korrik 2019
Sot, nën udhëheqjen e kryetarit Mustafa, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Gjatë takimit u vendos që orientimisht Kuvendi Zgjedhor i LDK-së të mbahet më 3 gusht 2019. Në ndërkohë, të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit. Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”./gazetametro.net