Loading…

LDK vjen si momentum i ri në politikën kosovare

  • Nga

  • FLAMUR BEQIRI

  • 05/09/2019 | 15:37

LDK vjen si momentum i ri në politikën kosovare

Rizgjedhja Isa Mustafës si Kryetar i LDK’së dhe Kandidimi i Vjosa Osmanit sjell stabilitet dhe risi në ofertën e LDK’së, që krijon një momentum të ri në politikën kosovare.


Shkruan Flamur Beqiri

Një momentum i ri në politikën Kosovare është fakti se LDK përmes veprimeve të arsyeshme po e kthen shpresën në Kosovë.

Vendimi me koncenzus, i strukturave të partisë për zgjedhjen e z. Isa Mustafa për kryetar, ishte veprim i arsyeshëm dhe i menduar mirë. Në këtë proces, LDK’së i kanosej rreziku nga shpartallimi i mundshëm për shkak të interferimeve nga jashtë dhe interesimit të madh të figurave të LDK për kryetar partie, figura të cilat vijnë nga rajone të ndryshme të Kosovës e që në fakt disa prej këtyre kandidatëve, nuk përfaqësojnë më shumë se rajonin e vet.

Pra, zgjedhja e lsa Mustafës, kryetar i LDK’së, është zgjedhja më e mirë e mundshme për 4 vitet e ardhshme. Z. Mustafa me veprimet e veta në të kaluarën dhe tani dëshmon se është lideri i pakontestueshëm brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se është njëra prej figurave kyqe politike në Republikën e Kosovës, në mos kryesorja.

Tërheqja nga lista për deputet dhe nga kandidimi për Kryeministër në zgjedhjet e kaluara, duke ia besuar këtë përgjegjësi z. Hoti, ka qenë shenjë e vullnetit të mirë e z.Mustafa për bartjen e përgjegjësisë tek gjeneratat e reja, repektivisht tek brezi i Republikës, pra një tërheqje me takt dhe shumë dinjitet. Poashtu, edhe tani, tërheqja nga lista për deputet dhe moskandidimi për kryeministër dhe besimi i këtij obligimi dhe dhënja e përgjegjësisë në këtë proces elektoral një figurë tjetër në LDK dëshmon edhe njëherë atë qe u tha më lart për z. Mustafa.

Në fakt kjo tërheqje është më domethënëse se tërheqja e kaluar për faktin se ky obligim, bartës i listës për deputet dhe kandidat për kryeministër iu la një figure e cila në të kaluarën ishte kundërshtari kryesor i z.Mustafa, në proceset brenda LDK-së, dhe se raportet në mes të këtyre dyve kishin shkuar gati në personale dhe se kishin rrezikuar seriozisht funksionimin e partisë. Një fakt tjetër që dëshmon përkushtimin e z. Mustafa për një LDK unike dhe të fortë është edhe afrimi i figurave të vjetra, jo për nga mosha, në strukturat kryesore të partisë, me gjithë, dëmin, që disa nga këto figura i kishin shkatuar partisë në të kaluarën. Pra, ky përafrim tregon përkushtimin e strukturave të LDK’së për një LDK të fortë dhe stabile, e gatshme për marrjen e përgjegjësive të reja për ta kthyer Kosovën në një shtet të lirë, funksional dhe demokratik.

Një element që e bënë të veqant kandidaturën e znj. Osmani, si bartëse të listës për deputet dhe kandidate për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës është edhe fakti se, në të gjitha rastet, që nga themelimi Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesmarrja në zgjedhje, çfardo qofshin ato, lokale apo parlamentare, kandidaturat për kryetar Komune apo bartës të listës apo edhe kandidat për kryeministër iu është, të themi ashtu, servuar qytetarëve për votim, duke marr minimalisht opinionet e tyre për këto kandidatura.

Në këtë rast, me kandidimin e znj.Osmani, qytetari, repsektivisht votuesi ka thënë fjalën e vet dhe LDK’së ia ka “servuar” kandidatin për kryeministër, respektivisht bartësin e listës. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm e që forcon kandidaturen e znj. Osmani, për kryeministër, është pranimi i kësaj kandidature, pa hezitim, dhe mbështetja nga strukturat tjera të partisë, struktura, disa nga të cilët kanë qenë të intersuar për këtë pozitë dhe se me punën e tyre, që nga themelimi, kanë dëshmuar se janë të gatshëm për marrjen e obligimeve te reja por, marrë parasysh opinionin e votuesve dhe interesat partiake janë tërhequr nga gara me shumë mirëkuptim. Në këtë rast meritat i shkojnë z. Veliu dhe z. Haziri.

Pra edhe njëherë, përmes një procesi të rregullt dhe demokratik, duke marrë parasysh edhe interesin e votuesve drejtëpërsëdrejti, LDK ka zgjedhur, një grua, znj. Vjosa Osmani që t’i prijë listës së deputetëve dhe të jetë kandidate për Kryeministër. Kështu që, LDK dëshmon edhe një herë se është e vetmja force politike në Kosovë e cila ka kapacitetin moral, integritetin politik dhe kompetencën profesionale që Kosovës të ia kthej shpresën.

(Autori eshte aktivist politik i LDK’së në Prishtinë. Shkrimi është i shkruar enkas për Metro).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë