Loading…
LDK zgjedh kryesinë e re: Tregojnë se kur shpallet kandidati i tyre për kryeministër
  • 23/08/2019 | 19:08

LDK zgjedh kryesinë e re: Tregojnë se kur shpallet kandidati i tyre për kryeministër

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën është zgjidhur kryesia e re e partisë.


Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, para mediave ka thënë se kanë diskutuar për zgjedhjet e fundit, ato lokale dhe parlamentare të vitit 2017.

“Kemi folur për zgjedhjet e kaluara rezultatet që i kemi pasur, është zgjidhur kryesia e re. Jemi gati për fushatën zgjedhore dhe t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se në mbledhje nuk kanë diskutuar për koalicione parazgjedhore, teksa ka shtuar se gjatë javës së ardhshme do ta shpallin kandidatin e tyre për kryeministër.

Ndryshe, LDK ka deklaruar me herët së dëshirojnë të shkojnë të vetëm në zgjedhje të parakohshme.

Theksojmë, se para disa javësh Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i LDK-së.

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë